Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kreut të Partisë Demokratike përfundon sot në mesditë. Ndërkohë, disa nga kandidatët kanë dorëzuar tashmë dokumentet e nevojshme.
Evi Kokalari, përmes avokatit të saj, tentoi të paraqiste kandidaturën, por dokumentet e dorëzuara nuk u pranuan nga selia e PD-së.
Ndërsa Alesia Balliu, me përfaqësuesin e saj, ka dorëzuar kërkesën për t’u kandiduar në garën për kreun e partisë. Po ashtu, Merema Sela, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka dorëzuar gjithashtu dokumentacionin për t’u regjistruar në zgjedhjet e brendshme të PD-së.









