-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Do të vizitoj zonat kufitare për të biseduar me serbët në Kosovë

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar për ndryshimet e fundit në Ligjin për të Huajt në Kosovë dhe ka theksuar se këto ndryshime janë pritur me lehtësim nga serbët dhe bashkësia ndërkombëtare.

Ai ka njoftuar gjithashtu se do të udhëtojë në zonat kufitare për të biseduar me qytetarët dhe për të parë situatën nga afër.

“Edhe pse nuk ka zgjidhje të lehta ose të thjeshta, me interpretime të ndryshme dhe të gjitha të tjerat, për ta është megjithatë një lehtësim. Është arritur një model”, tha Vuçiç gjatë një vizite në fshatin Mramorac. “Brenda shtatë deri në dhjetë ditësh do të shkoj në pikat kufitare për të folur me njerëzit tanë, për të vizituar Rashkën, për të folur me njerëzit në rrugë, për të parë se si mund t’i ndihmojmë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi”, shtoi ai. Presidenti serb gjithashtu theksoi se është mirënjohës për përpjekjet e evropianëve, të cilët, sipas tij, kanë kontribuar në shmangien e një konflikti më të madh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit