Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e Degës së PD në Vlorë.
Ai ka vlerësuar procesin zgjedhor si të rregullt dhe demokratik, duke theksuar se u realizua sipas parimit “Një anëtar, një votë”.
Në zgjedhje morën pjesë dy kandidatë: Nada Mecorapaj dhe Darling Banushaj. Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, fituese u shpall Nada Mecorapaj, e cila do të drejtojë Degën e PD në Vlorë.
“Urime znj. Nada Mecorapaj, e cila nga sot është kryetarja e re e Degës së PD në Vlorë. I uroj suksese dhe punë të mbarë në drejtimin e degës së PD në Vlorë. Falenderoj gjithashtu çdo demokrat vlonjat që mori pjesë në këtë proces shumë të rëndësishëm partiak”, shkruan Leskaj në reagimin e tij.









