Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një postimi në facebook ka njoftuar lidhur me përfundimin e punimeve për asfaltimin e segmentit të dëmtuar nga rrëshqitja e dherave në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”, në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas.
Postimi i ARRSH
Përfunduan punimet për asfaltimin e segmentit të prekur nga rrëshqitja e dherave në zonën e quajtur Arrat e Gurrës, në aksin Librazhd–Prrenjas.
Ndërhyrja u realizua pas stabilizimit të terrenit dhe sistemimit të trupit të rrugës, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt për përdoruesit rrugës.
Falënderojmë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve.