Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka shprehur interes për të arritur një marrëveshje, por theksoi se aktualisht kushtet nuk janë të pranueshme për Uashingtonin.
Në një intervistë telefonike për NBC Neës të shtunën, Trump u shpreh se Teherani dëshiron një marrëveshje, por negociatat nuk mund të avancojnë për momentin.
“Irani do të bëjë marrëveshje, por unë nuk jam i gatshëm ta bëj tani, sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”, tha ai.
Presidenti amerikan nuk specifikoi se cilat janë kushtet e sakta që kërkon Uashingtoni, por theksoi se një element kyç i çdo marrëveshjeje të mundshme do të ishte angazhimi i Iranit për të hequr dorë nga çdo ambicie për armë bërthamore.
Në të njëjtën intervistë, Trump deklaroi gjithashtu se disa vende kanë rënë dakord të ndihmojnë për të garantuar sigurinë në ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.









