-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: 22 marsi, dita e qytetarëve që do të ndryshojnë fatin e Shqipërisë

Kryesoret

Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë një deklarate për mediat para SPAK-ut, ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se 22 marsi është një ditë vendimtare për të rrëzuar regjimin aktual dhe për të çuar Shqipërinë drejt integrimit europian.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e paralajmëruar, duke theksuar se fati i Shqipërisë është në duar të qytetarëve.

“22 marsi është dita kur shqiptarët u ngritën dhe de-fakto rrëzuan diktaturën më të egër. Kjo ditë është një frymëzim për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kryengritjes më të madhe paqësore që ka njohur Shqipëria. Fati i Shqipërisë, më shumë se kurrë, është në duar të qytetarëve, pasi ata duhet të luftojnë për të hapur dyert e integrimit në BE, dyer që janë mbyllur nga një qeveri që për të mbrojtur vjedhjet e saj ka mbyllur rrugën për shqiptarët. Këto dyer mund t’i hapin vetëm qytetarët e Shqipërisë, të cilët duhet të ngrihen për të arritur një të ardhme europiane.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit