-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja, si e vrau pronari klientin duke pirë kafen e mëngjesit?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë ku dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka konfirmuar rastin dhe ka treguar se një pronar i një lokali te Çarshia e Vjetër në Gjakovë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt një klienti, pas një mosmarrëveshje duke e lënë të vdekur. Ai ka thënë se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërkohë që i njëjti gjendet në arrati.

“Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Graishta për Reporteri.

Policia po e kërkon të dyshuarin, i cili gjendet në arrati. “I dyshuari (në arrati për momentin) është i njohur për policinë dhe njësitet policore janë në kërkim të tij. Në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante, duke kryer procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrje të afërt të kryeprokurorit të shtetit”, tha ai.

Gjakovë/ Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit