Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kuvendit për të mos hequr imunitetin e deputetes Belinda Balluku, duke e cilësuar si një mbrojtje të korrupsionit dhe një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të penguar hetimet.
“Ky akt është një dëshmi flagrante e inkriminimit të drejtpërdrejtë të Edi Ramës në afera korruptive. Ky është një veprim që tregon se Edi Rama nuk pranon të hetohet dhe të gjykohet për vjedhjet e tij. Pas përpjekjeve të opozitës dhe partnerëve ndërkombëtarë për të forcuar shtetin ligjor dhe për të garantuar funksionimin e drejtësisë, Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi për të zbatuar ligjin dhe ka krijuar një sistem të drejtësisë që është nën kontrollin e tij,” tha Berisha.









