-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi me eksploziv në Tiranë, 7 të arrestuar, zbardhen detajet nga hetimet

Kryesoret

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e shpërthimit të një lënde plasëse në një automjet në rrugën “Vasil Ndoçka” më 10 mars, ku nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale.

Gjatë operacionit, u arrestuan 7 persona të dyshuar, të cilët dyshohet se vepronin si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas autoriteteve, pas shpërthimit, u ngrit një grup hetimor që përdori prova materiale dhe kamerat e sigurisë për të identifikuar dhe ndaluar autorët.

Ata u arrestuan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në hetim, është identifikuar J.G. si i dyshuari kryesor për vendosjen dhe aktivizimin e lëndës plasëse, i ndihmuar nga K.A., R.B. dhe E.L., të cilët i siguruan lëndën, biçikletën dhe informacione për vendndodhjen e automjetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit