Një 21-vjeçare ka denoncuar punëdhënësin e saj, M. F., 48 vjeç, për ngacmim seksual dhe shantazh.
Ajo ka deklaruar se më 1 dhjetor 2025, ndërsa ndodhej në banesën e tij në Tiranë për të ushtruar punën si dizajnuese bizhesh për llogari të tij, ai ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Pas ngjarjes, 48-vjeçari e ka shantazhuar duke i kërcënuar se do t’ia tregonte prindërve të saj nëse nuk do të vazhdonte marrëdhënien me të.
Policia ka ndaluar M. F., i cili është kontrolluar dhe gjatë verifikimit iu është gjetur një mjet prerës.
Sipas njoftimit të Policisë, 48-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në komisariat për veprat penale të ngacmimit dhe shantazhit.
Hetimet për këtë ngjarje janë duke u zhvilluar, ndërsa e reja është shprehur se do të vijojë të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e plotë të rastit.
/5pyetjet.al









