-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet për kreun e PD/ Kokalari-Berishës: Më shto emrin te lista e kundërshtarëve!

Kryesoret

Në 23 maj anëtarësia e Partisë Demokratike është thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj facebook ish-deputetja demokrate, Evo Kokalari, i bën thirrje kryedemokratit Sali Berisha, se është e gatshme të garojë kundra tij, duke ja bërë të qartë që emri i saj të merret parasysh si kundërshtare e hapur ndaj Berishës.

Teksa emri i saj figuron në Gjykatë si një nga themelueset e ‘Rithemelimit’, ka paralajmëruar Berishën se çdo vjedhje dhe manipulim vote në garën e 23 majit, do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Reagimi i Kokalarit:

Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit.

Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha.

Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty.

Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit