-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuzon Gonzato për trillime mbi PD, KE: Nuk komentojmë spekulimet

Kryesoret

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. KE tha për A2CNN se nuk ka asnjë koment mbi “spekullimet” që janë bërë lidhur me këtë çështje.

Reagimi i Berishës erdhi pas një deklarate të ambasadorit Gonzato, i cili sipas tij, e ka quajtur një problem kulturor për shqiptarët, një koment që Berisha e ka cilësuar si një fyerje të rëndë ndaj kombit shqiptar. Ai e kritikoi ashpër Gonzato për atë që e quajti një tentativë për të shpërndarë dezinformata dhe përpjekjen për të mjegulluar qëndrimet e PD-së për procesin e integrimit në BE.

Berisha theksoi se PD ka qenë gjithmonë e angazhuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe se është partia që ka firmosur marrëveshjet më të rëndësishme në këtë proces, duke përmendur gjithashtu bllokimin e statusit të kandidatit nga qeveria e Edi Ramës.

Për këtë arsye, Berisha e konsideron të pavend sulmin ndaj PD-së dhe qëndrimeve të saj për integrimin dhe tha se ambasadori Gonzato ka dhënë një interpretim të gabuar dhe të pavend lidhur me angazhimin e partisë që ai drejton për integrimin evropian të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit