Ushtria izraelite ka theksuar se operacionet ushtarake do të vazhdojnë pa ndërprerje ndaj çdo individi apo grupi që konsiderohet kërcënim për sigurinë e shtetit izraelit, përfshirë edhe udhëheqjen e lartë të Iranit.
Kjo deklaratë vjen pas tensioneve të mëdha mes dy vendeve dhe shqetësimeve të Izraelit për aktivitetet e forcave iraniane dhe aleatëve të tyre.
“Ne do të vazhdojmë, siç e kemi treguar, të ndjekim këdo që përbën kërcënim për Shtetin e Izraelit. Kushdo që ngre gishtin kundër tij nuk është imun. Do t’i ndjekim, do t’i gjejmë dhe do t’i neutralizojmë,” u shpreh zëdhënësja e IDF-së, Effie Defrin.
/5pyetjet.al









