-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konsultimi publik për projektet energjetike, Kosova përfiton nga zhvillimet rajonale

Kryesoret

Komuniteti i Energjisë hapi konsultimin publik për listën e ardhshme të Projekteve me Interes të Komunitetit të Energjisë (PECI) për vitin 2026, duke vënë në “sitë” tetë projekte kyçe të infrastrukturës elektrike që synojnë të adresojnë pengesat ndërkufitare dhe të përgatisin rrjetet për rritjen e energjisë së rinovueshme në rajon. Shqipëria rezulton në të paktën tre prej këtyre projekteve me ndikim direkt.

Projekti më i madh është ai i zgjerimit të hidrocentralit me pompim në Moglicë, pjesë e projektit të Devollit i kompanisë Statkraft. “Me një kapacitet të instaluar të planifikuar deri në 1,620 MË dhe një kapacitet ruajtjeje prej rreth 30 GWh, ky investim synon të krijojë një nga asetet më të mëdha të fleksibilitetit energjetik në Ballkanin Perëndimor. Centrali do të funksionojë si një “bateri” gjigante, duke ruajtur energjinë në periudhat me tepricë dhe duke e rikthyer në rrjet në momentet e kërkesës së lartë.

Paralelisht, një tjetër projekt strategjik për Shqipërinë është rikonfigurimi i rrjetit 400 kV dhe ndërtimi i një interkoneksioni të ri me Kosovën. Ky projekt përfshin zgjerimin e nënstacioneve dhe ndërtimin e një linje të re mes Fierzes dhe zonës së Prizrenit, duke lehtësuar mbingarkesën ekzistuese në rrjetin 220 kV. Ai konsiderohet thelbësor për të mundësuar integrimin e mbi 1 GË kapacitetesh të planifikuara të energjisë së erës në verilindje të Shqipërisë, si dhe për të rritur shkëmbimet tregtare të energjisë në rajon.

Një projekt tjetër me ndikim direkt për Shqipërinë është rehabilitimi i linjës ekzistuese 220 kV që lidh Trebinjën, Peruçicën, Podgoricën dhe Vaun e Dejës. Përmes zëvendësimit të pajisjeve të amortizuara dhe rritjes së kapacitetit transmetues, projekti synon të reduktojë humbjet dhe të zbusë ngarkesat në rrjet, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë e furnizimit dhe integrimin e energjisë së rinovueshme në trekëndëshin Bosnjë-Mali i Zi-Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, projekti i korridorit lindje–perëndim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pritet të ketë efekte indirekte për Shqipërinë, duke forcuar lidhjet rajonale dhe duke rritur fleksibilitetin e sistemit energjetik ku vendi është tashmë një eksportues dhe tranzitues i rëndësishëm.

Procesi i konsultimeve mbi projektet do të jetë i hapur nga 16 marsi deri më 17 prill, dhe është pjesë e kuadrit të rregullores së rishikuar TEN-E të Bashkimit Evropian dhe paraprin miratimin përfundimtar të listës në dhjetor 2026. Nga 27 propozime fillestare, projektet e përzgjedhura fokusohen kryesisht në zgjerimin e kapaciteteve të transmetimit dhe rritjen e fleksibilitetit të sistemeve energjetike në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Për Shqipërinë, lista e projekteve përfaqëson një zhvendosje të saj nga sistemi tradicional hidro në një shkallë më të avancuar që kombinon prodhimin, ruajtjen dhe transmetimin ndërkufitar. Projektet PECI janë projekte nga të cilat përfitojnë disa shtete njëherësh dhe për rrjedhojë financimi i tyre përfshin një sërë palësh duke nisur nga fondet buxhetore, tek kompanitë private, institucionet ndërkombëtare financiare me kredi favorizuese dhe grante ose fonde të Bashkimit Europian./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit