-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja Kusari-Lila: Pavarësisht rritjes, çmimet e naftës pritet të bien drejt stabilitetit

Kryesoret

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se në gjatë verës pritet të ketë një stabilitet të çmimeve të naftës.

Bota po përballet me rritje të çmimeve të naftës pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt. Nga kjo rritje është prekur edhe Kosova, vend që është importues i derivateve të naftës.

Që kur ka nisur lufta në Iran, çmimet e naftës në Kosovë janë rritur ndjeshëm dhe kanë arritur deri në 1.55 euro për litër.

Çmimet e naftës në Kosovë në javën e tretë të luftës në Iran

Për të mbajtur nën kontroll çmimet, më 4 mars, Kusari-Lila mori vendim për vendosjen e masave mbrojtëse, duke caktuar fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë.

Gjatë një deklarimi për gazetarë më 17 mars, Kusari-Lila u pyet se sa ka rezerva të naftës Kosova. Por, ajo tha se ky informacion mbetet për institucionet, duke theksuar se “situata është stabile” sa u përket rezervave.

“Në raport me rezervat e importuesve, gjegjësisht kompanive që merren me tregtimin e derivateve, jemi duke i përcjellë edhe rezervat. Nuk ka lëvizje, nuk ka rënie në rezervat e tyre. Do të thotë ende është situatë e menaxhueshme dhe larg situatës së panikut”, tha ministrja Kusari-Lila.

Ajo kujtoi se SHBA-ja ka lëshuar një pjesë të rezervës së saj shtetërore për të zbutur ndikimin në tregjet globale të energjisë, po shtoi se Kosova nuk ka ardhur deri në këtë pikë dhe se industria dhe ekonomia e saj “nuk janë në atë nivel që janë të rrezikuara në masë të madhe”.

Si e prek lufta në Iran ekonominë e Kosovës?

Megjithatë, Kusari-Lila tha se është i pashmangshëm ndikimi i mëtejmë i ngjarjeve në Lindjen e Mesme që po reflektojnë në çmimet e derivateve.

“Ne do ta bëjmë maksimumin edhe jemi duke e bërë të përcjellim që nuk ka, të them, fluktim jashtë normales. Gjegjësisht masa e vendosur ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll, por kontrolli brenda kësaj hapësire e cila po tregohet se po lëviz çmimi, por jo mbi të paimagjinueshmen ose në masë ku mund të ketë ndikim tepër serioz për të keq. Po e them që, sipas të gjitha informacioneve, mund të shkojë edhe në një periudhë kohore deri në një stabilitet. Këtu ne nuk jemi aktorë, ne jemi konsumues të rrethanave që po ndodhin atje. Por, po shpresojmë që sa më parë të ketë një stabilitet. Parashihet në muajt në vijim, në veçanti në periudhën e verës, që do të ketë një stabilitet të çmimit”, tha ajo.

Ministrja Kusari-Lila tha se vetëm dy kompani nuk e kanë respektuar vendimin e marzhës.

“Ka pasur dy kompani që kanë shkelur vendimin tonë dhe Inspektorati më ka informuar për të dyja kompanitë, të cilat kanë masën e parë gjobën, dhe masën e dytë tërheqjen e licencës. Nuk ka ardhur te masa e dytë, pra janë ndalur te dënimi, te reagimi i Inspektoratit të Tregut”, tha ajo.

Sipas vendimit të autoriteteve, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Teksa konflikti po vazhdon në Lindjen e Mesme, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.

Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit