Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në faqen e tij facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ngrihen masivisht për protestën e 22 marsit kundër regjimit majtist të Edi Ramës, pasi sipas tij Shqipëria nuk është shtëpia personale e tyre.
Postimi i Bardhit
Na duan të heshtur.
Na duan të bindur.
Na duan të nënshtruar.
Që të mos ndryshojë asgjë.
Që të vazhdojë korrupsioni.
Që ATA të jenë mbi ligjin.
Por Shqipëria nuk ulet në gjunjë. Sepse Shqipëria nuk është e tyre. Është shtëpia jonë. Dhe nuk e dorëzojmë.
NE zgjedhim të ngrihemi.🇦🇱
📍22 Mars, ora 18:00. @Kryesministri









