-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shpalli Iranin shtet terrorist, PD: Ne nuk bëhemi fasadë

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë me votat vetëm të PS-së shpalli sot Iranin shtet terrorist. Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancën plenare dhe përmes sekretarit të përgjithshëm, Flamur Noka u shpreh se nuk do të bëhet fasadë që i shërben sipas saj narkoregjimit, referuar pushtetit të Edi Ramës.

Postimi i plotë i Flamur Nokës

Një përgjigje për deputetin e linjës 📞 0️⃣9️⃣0️⃣0️⃣

#PD nuk i shërben si fasadë narkoregjimit.

Partinë Demokratike po ju çmonton një e nga një derisa t’ju rrëzojë të gjithëve. Ju jeni ilegjitim.

#Shqiptarët, të çdo krahu qofshin, ju kanë parë e ju kanë kuptuar se ç’mall jeni, një organizatë kriminale që vidhni popullin më të varfër në Europë. Ju jeni errësira, sepse përfaqësoni korrupsionin dhe kartelelet e drogës. Ju kurrë s’mund t’i ofroni dritë dhe perspektivë këtij vendi.

Prej jush u ndërpre rruga europiane e Shqipërisë.

Për shkakun tuaj, sot jemi delja e zezë e Europës. Ju krijuat precedentin e parë antishtet, duke iu bërë barrikadë njerëzore drejtësisë.

Ti personalisht i linjës 0900, je një ndër subjektet që të del emri kudo. Te droga, te vrasjet, te korrupsioni, kudo lexohet emri yt.

Shefit tënd Narkosit, po se po.

#Opozita ka një objektiv: T’ju rrëzojë juve që të rihapë rrugën e integrimit europian të vendit.

Thirrje në seancë plenare, me rend dite miratimin e procesverbaleve ka 35 vjet ky kuvend që s’ka patur. Përjashtim bën dita e parë e legjislaturës.

Niko Peleshin e keni kapur peng me 60 megat e paneleve në #Kolonjë, por opozitën kurrë s’e keni shansin ta kapni peng e ta përdorni për fasadë.

Ne kemi një objektiv: Sektin tuaj të ndyrë të Rilindjes, ta qërrojmë nga drejtimi i shtetit dhe për këtë do luftojmë.

Siç iku #Proda, Belinda dhe Ergys Agasi, ashtu do ikësh edhe ti, do iki #Rama e ca të tjerë aty. #Shqipëria do çlirohet nga sekti juaj. Asgjë dhe asnjë s’e ndal dot fundin tuaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit