Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një kompleks luksoz apartamentesh në Manhattan, duke krijuar panik mes banorëve.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 të mëngjesit në ndërtesën shumëkatëshe ‘The Set’, e njohur për kushte të ngjashme me ato të një hoteli në Hudson Yards.
Dëshmitarët kanë raportuar se banorët dhe stafi i restorantit Greywind janë detyruar të evakuohen menjëherë, por disa kanë shprehur shqetësimin që nuk kanë dëgjuar asnjë alarm zjarri, përderisa tymi kishte mbushur korridoret e ndërtesës.
Elizabeth Schmidt, një banore që ishte në katin e 25-të, tregoi se pa tymin gjatë një telefonate online dhe e pa situatën të bëhej më kritike, megjithëse nuk kishte ndodhur ndonjë paralajmërim.









