-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e Metës kalon në gjyq, Kryemadhi: Tani do shihni Big Brotherin e drejtësisë

Kryesoret

Gjyqtarja Irena Gjoka ka rrëzuar të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave.
Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorit Sotir Kllapi, ku ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, të cilët akuzohen për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash, si dhe për Pirro Xhixhon për veprën penale korrupsion pasiv dhe për Ema Çokun e Fatime Kryemadhin, të cilët akuzohen për pastrim parash.

“Sot përfundoi çështja ligjore ku u konstatua se nuk ka prova dhe në themel do të vazhdojë çështja politike” tha avokati i Presidentit të PL-së, Kujtim Cakrani. Më tej foli Monika Kryemadhi.

“Unë nuk kam asnjë pritshmëri tek drejtësia e Edi Ramës dhe trafikut të drogës. Tani që çështja është në themel do të shikojmë Big Brotherin e drejtësisë. Mjerim qytetar dhe ligjor. Ky është inkuizicion politik” tha Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit