-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Momenti kur bombardimet izraelite shkatërrojnë një ndërtesë 22-katëshe

Kryesoret

Një ndërtesë shumëkatëshe në qendër të Bejrutit u shënjestrua nga bombardimet izraelite të mërkurën në mëngjes. Siç mund të shihet në video, ndërtesa 22-katëshe në zonën e Basrës u shemb nga sulmi izraelit.

 

Sipas raportimeve, forcat e armatosura izraelite i kishin paralajmëruar banorët e zonës të evakuoheshin një orë para sulmit.

Sipas të njëjtave informacione, kjo ishte hera e katërt që ndërtesa në fjalë u shënjestrua nga bombardimet izraelite.

Tre sulmet e mëparshme u kryen më 12 mars, pasi Izraeli besonte se Hezbollahu po e përdorte ndërtesën për të ruajtur para për të financuar luftën e tij.

Ndërtesa që u shemb ndodhej pranë zyrës së kryeministrit libanez dhe zyrave të tjera qeveritare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit