Shtetet e BE kanë ndërmarrë një nisme për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ku përmes një deklarate të përbashkët i ka kërkuar Iranit të ndalojë sulmet dhe kërcënimet ndaj anijeve në Gjirin Persik.
Nisma është marrë nga Japonia, Holanda, Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia.
Sipas kësaj nisme pasojat e veprimeve të Iranit do ti ndihen në çdo pjesë të botës.
Në këtë nismë, nga ana tjetër kërkohet që Irani të ndalojë sulmet me dronë dhe mina ndaj anijeve që përshkojnë këtë rrugë.









