Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se gjatë vizitës dhe takimeve që zhvilloi në Bruksel kërkoi që të krijohet qeveria teknike në Shqipëri si zgjedhje e vetme për zgjedhje të lira.
“Sigurisht që shpalosëm dhe paraqitëm kërkesën e opozitës për qeveri teknike si mundësia e vetme që shqiptarët të mund të votojnë në zgjedhje të lira sepse qeveria aktuale zhvillon farsë dhe nuk bën zgjedhje.
Zhvilluam këtu pas takimit që patëm në parlamentin e kryeqytetit të Belgjikës, që është njëkohësisht kryeqyteti i Europës dhe unë kam lidhje tradicionale me parlamentin e këtij qyteti të bekuar.
Erdhëm këtu në parlamentin federal dhe u takuam me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm të parlamentit dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm të parlamentit ku paraqitëm gjendjen në Shqipëri, situatën dramatike në të cilën ndodhet dhe krizën që po e gllabëron Shqipërinë me shtylla kryesore përqendrimin e të gjitha pushteteve në dorë të një njeriu dhe shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.
Drogën si një fuqi e jashtëzakonshme me rrezikshmëri të lartë për Shqipërinë, por edhe për Belgjikën, Holandën dhe rajonin e më gjerë si dhe qëndrimet e fundit ndaj korrupsionit, bllokimin e heqjes së imunitetit të Edi Ramës për shkak të dosjeve të veta dhe vendimin e tij për të votuar një paketë ligjesh si mburojë për vjedhjet e veta dhe vjedhjet e qeveritarëve. Ramë dakord të vazhdojmë komunikimin.
Na falënderuam për informacionin dhe debatin që patëm dhe ne jemi besimplotë se autoritetet belge qëndrojnë fuqishëm për shtetin zgjedhor dhe ndarjen e pushteteve, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar.
Mos harroni se në sallat e gjyqit të këtij kryeqyteti ka dalë emri i Edi Ramës si njeriu që i është bërë dhuratë 600 mijë euro ora, është bërë e famshme sipas televizionit belg, dhe problemet e tjera.
Unë garantova se PD mbetet e vendosur dhe ka yll polar në programin e saj integrimin e bazuar në meritë.
Dhe, kushti i të gjitha kushteve, për mendimin tonë, duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit” tha ai.









