-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhja: Turizmi në Shqipëri është rritur me 15.1% në janar të vitit 2026

Kryesoret

Turizmi në Shqipëri ka treguar një rritje të qëndrueshme dhe përtej sezonit veror. Të dhënat për janarin e vitit 2026 konfirmojnë një trend pozitiv, me një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të publikuara, Shqipëria ka regjistruar një rritje prej 15.1% në numrin e vizitorëve të akomoduar, me turistët vendas dhe të huaj që po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në sektorin e turizmit.

“Rritja e interesit dhe numrit të turistëve për Shqipërinë është një tregues i fortë se ky sektor po bëhet një motor i qëndrueshëm për ekonominë, me përfitime gjatë gjithë vitit,” tha ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, gjatë një deklarate të tij.

Shqipëria, që ka pasur një vit rekord në 2025 me 12.4 milionë vizitorë, po shfaqet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm në sezonin veror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit