Nafta sot në Shqipëri pësoi një tjetër rritje të çmimit, por ministri Enea Karakaçi pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se Bordi ende nuk do të ngrihet duke ua lënë në dorë menaxhimin vetë shoqatave të karburanteve.
“Të gjitha komunikimet që kemi ne, ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem furnizimi për shqiptarët sepse nafta në Shqipëri vjen nga rrugë të tjera tregtare.
Bordi i paqes është aty, por kemi vlerësuar se me komunikimet me shoqatat e hidrokarbureve ta kuptojnë vetë rëndësinë” tha ai.









