-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Berisha takon Presidentin e Parlamentit të Brukselit

Kryesoret

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Presidentin e Parlamentit të Rajonit të Brukselit, z. Bertin Mampaka.

Në fjalën e mirëseardhjes, Presidenti Mampaka shprehu vlerësimin për praninë e z. Berisha duke theksuar rëndësinë dhe rolin e veçantë që ka Parlamenti i Brukselit. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e z. Berisha ndër vite në politikë, veçanërisht angazhimin e tij në mbrojtje të demokracisë dhe pluralizmit.

Duke falënderuar për pritjen zyrtare, z. Berisha shprehu mirënjohjen për Parlamentin e Brukselit dhe për institucionet federale belge në të gjitha nivelet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite.
Gjatë takimit, z. Berisha paraqiti situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment të vështirë demokratik. Ai iu referua raportit të fundit të Institutit V-Dem, i cili e klasifikon Shqipërinë si “autokraci elektorale”, duke e cilësuar këtë si një alarm serioz për demokracinë në vend.

Berisha theksoi se në Shqipëri prej më shumë se një dekade nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai u ndal në arrestimin e tre liderëve të opozitës gjatë vitit elektoral dhe iu referua shqetësimeve të ngritura nga kreu i Delegacionit të Misionit Vëzhgues të Parlamentit Europian në zgjedhjet në Shqipëri, lidhur me ndikimin e krimit të organizuar në proceset zgjedhore.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të grupeve kriminale shqiptare dhe karteleve të drogës, të cilat sipas z. Berisha kanë shtrirë aktivitetin e tyre nga Amerika Latine drejt porteve europiane, duke u kthyer në një shqetësim jo vetëm kombëtar, por edhe europian. Ai theksoi se paratë e krimit dhe trafikut të drogës po deformojnë ekonominë, veçanërisht përmes investimeve në sektorin e ndërtimit.

Berisha shprehu keqardhjen për emigracionin masiv, duke bërë të ditur se mbi 1.1 milion shqiptarë janë larguar drejt vendeve të BE-së në dekadën e fundit. Ai e cilësoi korrupsionin si një problem kyç, duke përmendur rastin e refuzimit të mazhorancës për të lejuar arrestimin e një zyrtari të lartë, pas kërkesës së SPAK.

Nga ana e tij, Presidenti Mampaka vlerësoi rolin e z. Berisha në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit dhe transparencës. Ai u shpreh se do të ngrejë shqetësimet e paraqitura në Parlamentin e Brukselit dhe në nivele të tjera të qeverisjes, duke përdorur të gjitha instrumentet parlamentare për të rritur ndërgjegjësimin mbi situatën në Shqipëri.

Berisha riafirmoi angazhimin e Partisë Demokratike për integrimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se ky proces duhet të jetë i bazuar në meritë dhe standarde reale. Ai nënvizoi nevojën për rikthimin e shtetit të së drejtës dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme organizuar nga një qeveri teknike.

Berisha shoqërohej në këtë takim nga deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Enri Ceno, si dhe znj. Erisa Bajaziti, znj. Denisa Nela dhe z. Ilir Lika, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë.

Berisha: Paraqita në Bruksel kërkesën për qeveri teknike

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit