-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gara për kreun e PD/ Kokalari-Nokës: Keni marrë peng opozitën!

Kryesoret

Ish-deputetja e PD-së, Evi Kokalari, e cila kërkon të sfidojë Sali Berishën në zgjedhje për kryetar të opozitës, përmes një postimi në rrjetin e saj facebook, ka hedhur akuza ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke e konsideruar si komunist që ka marrë peng opozitën.

Ndërkohë disa ditë më parë, Flamur Noka gjatë një dalje televizive është shprehur se gara për kreun e PD është e hapur sipas rregullave statutore të partisë dhe secili që dëshiron të kandidojë duhet të plotësojë disa kushte.

Sipas Nokës, Kokalari nuk është anëtare e partisë dhe nuk ka të drejtë të kandidojë për kryetar.

Gjatë fjalës së tij televizive ai tha se këta që nuk kanë statusin e anëtarit të partisë, nuk mund të quhen as kandidatë për kryetar, por thjeshtë është perceptimi i tyre për kandidat gare.

Postimi i Kokalarit

Flamur Nokën e pyetën mbrëmë pse mediat e majta po u japin platformë kandidatëve që garojnë kundër Berishës.
Noka u përgjigj se opozita është nën sulm nga të majtët dhe se po përdorin figura si unë për të luftuar opozitën.
Meqenëse tashmë e dimë që Flamur Noka ka intelektin e një gjinkalle, më lejoni t’ia shpjegoj publikisht:
Nëse këto media “të majta” po sulmojnë opozitën e Berishës, atëherë kjo nënkupton që Berisha është i djathtë — gjë që nuk është.
Nëse ky grup po sulmon “opozitën” e Berishës, atëherë kjo do të thotë që ju jeni opozita — por opozita nuk jeni.
Ju jeni ata që e keni marrë peng opozitën.
Opozita jemi ne, që po luftojmë pengmarrësit komunistë të një partie që duhet të ishte thellësisht anti-komuniste — dhe që ju e keni shfrytëzuar për interesa personale.
Mediat nuk po luftojnë opozitën — ato thjesht po reflektojnë realitetin.
Pyetja që lind është e thjeshtë:
Si ka mundësi që vetëm Syri TV nuk ka raportuar as minimalisht për kandidaturën time?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit