Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është liruar nga paraburgimi, ndërsa hetimet për dy magazinat e kanabisit të zbuluara në Peqin do të vazhdojnë në gjendje të lirë. Për rastin, është shpallur në kërkim vëllai i tij.
Policia njoftoi se gjatë operacionit të zhvilluar të enjten në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, u kontrollua bodrumi i një magazine, ku u gjetën dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, me rreth 4,000 bimë kanabis.









