-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk do ta ndalë luftën me Iranin’- Trump: Do t’i gadosim fortë këta banditë!

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se nuk ka ndërmend të bëjë armëpushim me Iranin. Duke folur me gazetarët të premten në Shtëpinë e Bardhë, Trump vijoi me kritikat ndaj aleatëve të NATO-s, për mospërfshirjen e tyre në lirimin e kalimit në Ngushticën e Hormuzit.

“Nuk dua të bëj armëpushim. Nuk bëhet armëpushim kur po e zhduk palën tjetër”, tha Trump.

Ai gjithashtu shpjegoi atë që po ndodh në fushën e betejës. “Po i godasim fort, nuk mendoj se mund të goditet një kundërshtar më fort se kaq. Ata janë banditë, kafshë dhe njerëz të tmerrshëm”, tha Trump duke iu referuar regjimit iranian.

I pyetur nëse Izraeli do të jetë gati të ndalojë luftën, kur të jetë gati edhe Amerika, Trump tha: “Mendoj se po. Ne duam pak a shumë të njëjtat gjëra dhe të dy duam fitoren”.

Trump shtoi se NATO nuk po bën punën e vet për të siguruar rrugëkalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit. “Ne nuk e përdorim, por shtetet e tjera po”, tha ai. “NATO mund të na ndihmojë, por deri tani nuk ka pasur guximin për ta bërë”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit