Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për refuzimin e tyre për t’u përfshirë në luftën kundër Iranit.
Në një reagim publik, Trump deklaroi se pa SHBA-në, NATO është “një tigër prej letre” dhe kritikoi aleatët që, sipas tij, nuk pranuan të marrin pjesë në përballjen për ndalimin e një Irani të armatosur me armë bërthamore.
Ai shtoi se, pasi beteja është fituar ushtarakisht me rrezik minimal për ta, vendet aleate po ankohen për çmimet e larta të naftës, por nuk janë të gatshme të kontribuojnë për hapjen e Ngushtica e Hormuzit, që ai e cilëson si një operacion të thjeshtë ushtarak dhe një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve.
“Nuk donin të merrnin pjesë në betejë. Tani ankohen për çmimet e naftës, por nuk duan të ndihmojnë. Është shumë e lehtë për ta, me shumë pak rrezik. Frikacakë, dhe do ta mbajmë mend”, u shpreh Trump.









