Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë, pasi u ekzekutua me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, dhe ngjarja ndodhi pranë zonës Bivio di Olmo, në jug të qytetit.
Sipas hetimeve, vrasja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur brenda një bari, ku autori, gjithashtu shqiptar, u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Motivi i mundshëm për vrasjen dyshohet të lidhet me një romance.









