Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrjeve në Shqipëri nga qytetarët e Kosovës.
Lëvizjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, dhe deri tani, përmes pikës kufitare të Morinës, kanë hyrë mbi 3 mijë persona dhe 900 mjete të vogla, pa përfshirë autobusët me grupe të organizuara.
Fluksi ka pasur edhe në drejtim të kundërt, nga Shqipëria drejt Kosovës, me një numër më të ulët udhëtarësh. Ndërkohë, autoritetet kufitare po e përballojnë këtë situatë me ritme të përshpejtuara, duke shmangur radhët dhe pritjet e gjata.









