Agjencia e lajmeve IRNA e Iranit raportoi pretendimin e Gardës Revolucionare se ata rrëzuan një avion luftarak izraelit që fluturonte në hapësirën ajrore iraniane këtë mëngjes.
Ky është incidenti i tretë i tillë gjatë luftës.
Më parë, ushtria izraelite IDF, kishte pranuar se një nga avionët e saj luftarakë u vu nën zjarr kundërajror në hapësirën ajrore iraniane, por tha se avioni zbuloi kërcënimin, nuk u dëmtua dhe përfundoi misionin e tij “siç ishte planifikuar”.
Izraeli dhe SHBA bombarduan edhe pranë stacionit bërthamor të Nataznit sot, duke shkaktuar dëmtime në projektin nuklear të Teheranit.
Sipas Iranit, forcat e saj mbrojtëse kanë rrëzuar më shumë se 200 mjete ajrore në qiellin iranian gjatë luftës, duke përfshirë dronë, raketa lundrimi, avionë cisternë dhe avionë luftarakë.
Nga ana tjetër, Izraeli nuk ka një afat kohor për përfundimin e luftës në Iran, tha zëdhënësi i IDF-së, Olivier Rafovich.
“Ne nuk kemi kohëmatës. Izraeli mund ta kryejë këtë operacion të madh pa një afat kohor”, tha ai.









