Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ndeshet me Poloninë më 26 mars në Varshavë në kuadër të play-off-it për Botërorin 2026. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45. Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për këtë sfidë, duke përfshirë gjithashtu ata që mund të luajnë kundër Ukrainës ose Suedisë më 31 mars.
Për herë të parë, mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana janë ftuar të përfaqësojnë Shqipërinë. Trajneri ka përzgjedhur gjithsej 26 lojtarë për këto ndeshje të rëndësishme.
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani
Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja
Kombëtarja do të fillojë përgatitjet për këtë ndeshje të rëndësishme të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të udhëtojë drejt Varshavës të mërkurën.









