Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me spekulimet për përfshirjen e opozitës në dosjen “Balluku”.
Gjatë një deklarate të tij, Berisha ka sqaruar se deputetët kanë pasur në dispozicion vetëm raportin e SPAK dhe nuk ka asnjë emër të opozitës në dosje. Ai e ka akuzuar mazhorancën se po përdor shpifje për të mbrojtur Edi Ramën dhe për të krijuar një imazh të rremë të situatës.
“Do të më falni, por dosja Balluku nuk u është dhënë deputetëve. Atyre u është dhënë një raport për të cilin ata kanë firmosur para prokurorit se mbajnë përgjegjësi penale në rast se e nxjerrin raportin. Tani nëse ndokush mund t’i shkojë mendja se në dosjen Balluku ekzistojnë emra opozitës, gabojnë shumë, shumë rëndë. Ju garantoj se nuk ekziston asnjë emër i tillë, kurrë. Por do të ju them një gjë. Unë jam kryetari i kësaj partie, unë jam kryetar i kësaj partie, unë deputetëve, anëtarëve të atij komisioni nuk i kam kërkuar as për veten time, të shkelin deklaratën që kanë bërë në përgjegjësi penale. Jam kryetar partie dhe nuk ua kam kërkuar një gjë të tillë”, tha Berisha.
/5pyetjet.al









