-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Klosi: Fitorja jonë është kontratë e rinovuar mes PS dhe shqiptarëve

Kryesoret

Gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe ka vlerësuar forcimin e shumicës qeverisëse.

Ai ka theksuar se fitorja e PS-së është një mesazh i qartë i qytetarëve për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, ndërsa ka kërkuar angazhim të mëtejshëm dhe përgjegjësi nga ana e mazhorancës.

“Fitorja jonë nuk është e zakonshme. Është një kontratë e rinovuar mes PS dhe shumicës së shqiptarëve. Nuk mund të sillemi si një parti që fiton për herë të parë, por duhet të jemi më të organizuar dhe më kërkues ndaj vetes.” Ai theksoi gjithashtu se “rezultati zgjedhor duhet lexuar jo vetëm si diferencë votash, por si diferencë besimi dhe vizioni politik ndaj kundërshtarëve.”

Klosi theksoi se mbështetja nga diaspora është një faktor i rëndësishëm për këtë fitore, duke deklaruar: “Mbi 61% e votave të shqiptarëve jashtë vendit kanë shkuar për PS, çka e bën fitoren edhe më të fortë politikisht.” Përfundimisht, ai theksoi se “nuk fituam sepse kundërshtarët ranë, por sepse ditëm të ishim më të organizuar.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit