-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja largohet nga drejtimi politik i Lezhës, Ndreu: Mik i mirë, bashkëpunues dhe serioz në detyrë

Kryesoret

Pas largimit të Ulsi Manjës nga drejtimi politik i qarkut të Lezhës, përmes një postimi në facebook, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, duke falenderuar Manjën për përkushtimin dhe pjekurinë që ka treguar si drejtues politik gjatë këtyre viteve në Lezhë.

Po ashtu në postim Ndreu shkruan se fitorja në dy bashkitë Lezhë dhe Kurbin, si dhe rikuperimi i mbi 14 mijë votave në vitin 2025 krahasuar me 2021, janë tregues i qartë i një pune serioze dhe i një drejtimi me nivel të lartë politik.

Postimi i Ndreut

Faleminderit, miku im më i mirë Ulsi Manja.
Katër vite si drejtues politik i qarkut Lezhë janë vite suksesi të dukshëm, demonstrim pjekurie organizative dhe një fuqie të veçantë komunikuese e bashkërenduese. Fitorja në dy bashkitë Lezhë dhe Kurbin, si dhe rikuperimi i mbi 14 mijë votave në vitin 2025 krahasuar me 2021, janë tregues i qartë i një pune serioze dhe i një drejtimi me nivel të lartë politik.
Gjatë kësaj kohe jam ndjerë i mbështetur në çdo aspekt, në vendime, në sfida dhe në objektivat që kemi ndarë bashkë për zhvillimin e qarkut tonë. Për këtë, falënderimi im është i sinqertë dhe i thellë.
Mirënjohje për kontributin e çmuar në zhvillimet politike dhe ekonomike të Lezhës, si dhe urimet më të mira për detyrën e re si drejtues politik i qarkut Dibër.
Suksese në çdo hap dhe faleminderit për miqësinë, besimin dhe bashkëpunimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit