Sot më 22 mars opozita po zhvillon protestën e radhës kombëtare në Tiranë, me kërkesa kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Për mbarëvajtjen e kësaj proteste Policia e Shtetit ka vënë në terren rreth 1300 efektivë në gatishmëri, si dhe janë njoftuar bllokime të disa rrugëve në kryeqytet.









