Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në shfaqjen e filmit “The EUkrainian”, që u organizua nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.
Ky aktivitet, i zhvilluar në “Shtëpinë e Europës”, u fokusua në përpjekjet e Ukrainës për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian.
Hoxha e cilësoi këtë film si një histori të fuqishme që pasqyron vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës në këtë proces të rëndësishëm.
Postimi i plotë i Ministrit Ferit Hoxha në rrjetin social X
“Kënaqësi të merrja pjesë në shfaqjen e filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë. Një histori e fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë, por edhe një rrëfim thellësisht njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit. Ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën, një angazhim që Shqipëria e mban plotësisht, si dhe për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një Evropë më të fortë’









