Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një thirrje urgjente për një reagim të bashkërenduar ndërkombëtar kundër Iranit, duke theksuar se është koha që shtetet e tjera të bashkohen me Izraelin dhe SHBA-në për të përballuar kërcënimet që vijnë nga regjimi iranian.
Deklaratat e tij erdhën pas rritjes së tensioneve dhe përplasjes mes Izraelit dhe Iranit, ku situata ka përshkallëzuar gjithnjë e më shumë.
“Ne jemi përballë një rreziku serioz. Tani është koha që liderët e vendeve të tjera të bashkohen me ne dhe me SHBA-në për të vepruar kundër Iranit. Deri tani, reagimi ndërkombëtar ka qenë i përmbajtur, por disa shtete po fillojnë të mbështesin më aktivisht veprimet kundër regjimit iranian. Ata po përballen me mundësinë e një programi bërthamor iranian dhe ndikimit të Teheranit në Lindjen e Mesme,” tha Netanyahu.
Ai i drejtoi thirrje liderëve evropianë për t’u angazhuar më shumë, duke paralajmëruar: “Tani ata kanë aftësinë të depërtojnë thellë në Evropë; tashmë kanë hapur zjarr ndaj vendeve evropiane, si Qipro. Ata po i vendosin të gjithë në shënjestër.”
/5pyetjet.al









