-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sali Berisha mbyll protestën: Nuk ka paq më me Edi Ramën

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në mbyllje të protestës së opozitës në Tiranë, në një deklaratë për mediat para selisë blu.

“Një përshëndetje, një mirënjohje pa kufijshme me guximin, qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë.

Por i dhatë edhe goditjen më të merituar diktaturës së sotme. Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe ju garantoj se tjetra do të jetë edhe më e shkëlqyer. Dhe për Edi Ramën nuk do të ketë më vrimë miu ku do të futet.

Kryengritja paqësore e shqiptarëve do i japë atij ndëshkimin që meriton, do ta cojë tek etërit mizorë. Keni qenë të shkëlqyer. E tmerruat Edvin Ramën, Nuk ka paq në këtë vend me ata që kanë vjedhur dhe vjedhin si hijena pasuritë publike të shqiptarëve. Përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre.

Do të përfundojnë në Lanë, në koshat e plehrave të historisë. E patë vetë si e kishte rrethuar me policë në të katërta anët, po ka policisë që na rrethon ne? Kurrë. Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt, se do të tërheqim sikur sta pret mendja.

Mund të na sqaroni incidentin që ndodhi me ju?
Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por ajo vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësore për ta hedhur sa më shpejt në Lanë atë dhe regjimin e tij. Në këtë betejë nuk kemi të ndalur. Absolutisht. Sot ne fituam një betejë, sot ne zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën tonë.

Kur do të jetë tjera?
Shumë shpejt do ta njoftojmë, nuk ka paq me Edi Ramën deri në largimin e tij nga pushteti me të gjithë hajdutët që e rrethojnë. Ndaj edhe një mirënjohje pa kufij me të gjithë atë dhe le të vazhdojmë deri në fitoren tonë të plotë. Ti shporrim. Fitorja është e jona të vazhdojmë betejën. Ishte një demonstratë e shkëlqyer. Tejkaloi cdo lloj projekti dhe tjetra do të jetë edhe më madhështore. Nuk ka paq më. Për Edi Ramën ka vetëm atë që meriton dhe shumë shpejt.

A funksionon protesta marshim, apo do të ishte më mirë të kishte edhe fjalime. PD ka shtuar arsye për të protestuar çmimin e naftës a do të ishte më mirë të kthehej tek kjo lloj proteste?

PD është partia që ka marrë misionin për përmbysjen e këtij regjimi. Axhenda e saj do të shkojë gjithmonë duke u pasuruar dhe duke mbrojtur interesat jetike të shqiptarëve por ajo që është jetike është largimi me urgjencë i Ramës dhe bandës së tij nga pushteti”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit