Një aksident ndodhi dje në aksin Baldushk-Vishnje, ku një motor humbi kontrollin dhe përfundoi duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Beqir Zela, një i ri 28-vjeçar, ishte drejtuesi i motorit dhe humbi jetën në vend pas përplasjes fatale.
Aktualisht, shkaqet që çuan në këtë aksident janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.









