-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e PD/ Toni Gogu: Rruga europiane nuk ndërtohet me flakë, por me besim e rregulla!

Kryesoret

Depueteti i PS, Toni Gogu, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka reagur lidhur me protestën e ditës së djeshme të opozitës, duke u shprehur se Shqipëria nuk ka nevojë për tym dhe flakë për të dëshmuar forcën, por për vendosmërinë e njerëzve punëtorë.

Sipas Gogut rruga për në BE nuk ndërtohet me flakë, por me besim dhe rregulla.

Postimi i Gogut

Ka momente kur një shoqëri vihet përballë një zgjedhjeje të thjeshtë, por vendimtare: midis spektaklit të zjarrit dhe durimit të ndërtimit. Në rrugët tona, herë pas here, shfaqet i njëjti ritual, flakë që ngrihen përpara institucioneve, tym që mbulon fasadat e shtetit, zhurmë që kërkon të zëvendësojë fjalën. Është një gjuhë e varfër politike, që përsëritet sa herë mungon alternativa.
Dhe megjithatë, jashtë këtij tymi, ekziston një tjetër realitet: tryezat e negociatave, kapitujt që hapen e presin te mbyllen, standardet që kërkohen me këmbëngulje nga Europa. Sepse rruga europiane nuk ndërtohet me flakë, por me besim, rregull dhe përgjegjësi. Çdo molotov që godet institucionet nuk djeg vetëm muret e tyre, por ngadalëson hapin e një vendi që kërkon të ecë përpara.
Shqipëria nuk ka nevojë për zjarr për të dëshmuar forcën e saj; ajo ka nevojë për qetësinë dhe vendosmërinë e njerezve punetore që ndërtojnë të ardhmen e femijeve te tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit