-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I pandehuri Plarent Ndreca flet si avokat i Veliajt: Duam provat me inventar

Kryesoret

Në gjykatën e posaçme u zhvillua këtë të martë seanca e radhës në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë, që u shty për shkak se një nga të pandehurit nuk kishte avokat.

Në seancë ishin të pranishëm prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado, vetë Veliaj mungoi. Ai ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Në fund të seancës avokati që është vetë i pandehur nga SPAK-u për një tjetër dosje kërkoi që Erion Veliajt ti jepet dosja me aktet hetimore me inventar.

“Policia gjyqësore ka dorëzuar aktet, por nuk janë njohur me inventar aktet. Duhet të garantohen të drejtat kushtetuese. Veliaj kërkon të drejtën e tij, aktet me inventar. Kjo nuk është bërë dhe ka krijuar reaksion nga Veliaj.

Aktet i kanë shkuar në qeli në mënyrë të paautorizuar, pa njohur Veliajn dhe avokatin. Unë kam nga paraburgimi vendosjen në dispozicion të akteve, por asnjëri nuk pranon që të jepen aktet me procesverbal dhe inventar. Saga që është krijuar është në dëm të Veliajt” tha ai.

Dumani kundër, gjykata jep OK: Ndreca, avokat i Veliajt!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit