Ish-Presidenti Ilir Meta ofroi 50 mijë € garanci për të lënë qelinë. Gjykata rrëzoi kërkesën.
“Ne nuk kishim kontestim. Seanca nisi mirë, në fund ndryshoi cdo gjë. Lufta dhe beteja jonë nuk përfundon këtu.
Padyshim që Meta do të lirohet. Ne jemi në betejë dhe nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Ne do ta bindim gjykatën që të mos bëhet vegël e telefonatave edhe kur ishin në dhomë këshillimi.
Aty është i gjithë problemi kur i shkojnë telefonat dhe mesazhet” tha avokati Kujtim Cakrani.
Ndërkohë, avokati i tij, Kujtim Cekani, teksa hynte në ambientet e gjykatës, iu kujtoi gazetarëve se kjo ditë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PL-së.
“E dini që presidenti sot ka ditëlindjen? Prandaj duhet ta uroni sot presidentin”, iu tha ai gazetarëve.









