Zbardhen detaje të reja nga krimi në familje dje në Roskovec ku burri vrau gruan. Një prej fqinjëve të çiftit tregoi ngjarjen për mediat.
“Kisha kontakte me të. Kemi pirë kafe në lokal. Ata shkonin shumë me njërit-tjetrin. Para 25 vitesh ai ka blerë truallin e shtëpisë tonë. Ajo shkonte mirë. Kur ishte te unë për kafe, më tha do iki se nuk rri shumë se; kam Shefitin sëmurë’. Fëmija i tyre i madh është Arjani.
Të gjithë fëmijët i ka në Greqi dhe një në Angli. Kishte kontakte me fëmijët. Ajo për vajzën e madhe qante shpesh se e kishte pa fëmijë. Djali i vogël ka qenë në Greqi. Muajin e fundit ka ardhur djali. Ndoshta kanë pasur konflikt. Në shtëpi aktualisht është vetëm trupi i Dashurisë, ndërsa atë të Shefitit e kanë lënë në morg. Se di si do e marrin.
Në shtëpi janë vetëm njerëzit e Dashurisë, motra vëllezër, asnjë nga familja e Shefitit. Isha nga toka dje, kur u ktheva dëgjova ulërima. Kur e mora vesh, u trondita. Kam qarë për atë grua, ishte zonjë”, tha ajo.
Burri vrau gruan, vëllai i viktimës: Groposeni, ta hanë qentë!









