Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencë për mediat ka folur edhe për Komisioneren për Zgjerimin e BE, Marta Kos.
Marta Kos ka bërë deklaratë lidhur me çështjen Balluku në Shqipëri, pasi sipas saj kjo monitorohet nga Brukseli, por gjeti si problem pranimin që i bën shoqëria shqiptare korrupsionit.
“Deklarata e Komisioneres Marta Kos, një ditë pasi partia e saj fitoi zgjedhejt në Slloveni, që nuk foli deri dje është një deklaratë e mirfilltë raciste dhe korruptive”, u shpreh Berisha.









