Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencë për mediat ka folur edhe për përjashtimin e dy këshilltarëve në bashkinë e Durrësit nga PD, ditën e djeshme.
“Me qëndrimet ata bëjnë gabime që duhet ti rishqyrtojnë. Kjo është procedurë e degës e cila i është deleguar qendrës, nuk mund të përdorësh pushtetin për interesa personale. Askush nuk ndëshkohet për fjalën e lirë. Ata kanë humbur besimin e partisë dhe mbajtën qëndrimet antistatutore të cilët kanë nxjerrë vet veten nga partia. Çdo bashkëpunim me PS do të ndahet përfundimisht, ato kohëra kanë marrë fund për PD”, u shpreh Berisha.









