-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër finalja e parë/ Silvinjo: Si do të luajmë kundër Polonisë

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo një ditë përpara sfidës së rëndësishme Play-Off për Botërorin ndaj Polonisë u shpreh se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në krahasim me vitin 2023, por nënvizoi se edhe kundërshtari ka evoluar në të njëjtën mënyrë. Ai e cilësoi përballjen si një nga më të rëndësishmet për Kombëtaren.

“Polonia nuk është skuadër që ka posedim topi dominant, por në tranzicione janë të fortë. Dominojnë në pjesë të caktuara të fushës. Ishin vetëm 3 pikë pas Holandës. Janë skuadër të mësuar në Europianë dhe Botëror. Në tranzicion të shënojnë lehtë, sepse kanë lojtarë me cilësi. Është një skuadër më e mirë se një vit më parë.

Muçin dhe Mehmetin i kemi parë të hënën dhe kemi bërë vetëm dy seanca. Është e vështirë për të vendosur si do të jetë zgjedhja. Janë lojtarë të cilët arrijnë të shënojnë. Ne duhet t’i përshtatemi situatës. E dimë që në rast se i hedhim në fushë, mund të bëjnë mirë. 

Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Tifozët i kemi gjithmonë pranë. Sa i përket ndeshjes në Tiranë, E shkuara ka kaluara. Ka qenë një moment tjetër. Do jetë një ndeshje e vështirë. Duhen sa më pak gabime. Nuk ka lidhje me ndeshjen e parë. Është një ndeshje tjetër.

Lewandowski është një sulmues shumë i mirë, nga më të mirët në boitë. Rreth tij është një ekip i mrië. Duhet kujdes nga e gjithë skuadra. Mund të jetë i rrezikshëm, por janë të gjithë të rrezikshëm. Duhet të kemi kujdes” tha ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit