-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Pala iraniane dëshiron marrëveshje’- Trump: Kjo luftë është e fituar!

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrëmjen e kaluar dha një përditësim mbi zhvillimet e luftës me Iranin dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke ofruar disa deklarata kyçe mbi situatën aktuale dhe negociatat në vijim.

Trump u shpreh se administrata e tij është në komunikim me “personat e duhur” në Iran, duke shtuar se pala iraniane “dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje”. Ai theksoi gjithashtu se në këto negociata janë të përfshirë edhe Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Presidenti amerikan deklaroi se goditjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit kanë sjellë “ndryshim regjimi”, megjithëse paralajmëroi se nuk i beson “askujt” në këtë proces.

Një tjetër element i paqartë nga deklaratat e tij ishte përmendja e një “shpërblimi shumë të rëndësishëm” që, sipas tij, i është ofruar SHBA-së nga negociatorët iranianë. Ai la të kuptohej se kjo lidhej me sektorin e naftës dhe gazit, si dhe me Ngushticën e Hormuzit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

I pyetur mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Iranin, Trump u përgjigj shkurt: “Kjo luftë është fituar”.

Megjithatë, deklaratat e presidentit nuk ofruan qartësi mbi mënyrën konkrete se si mund të përfundojë konflikti. Po ashtu, ai nuk komentoi mbi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Lindjen e Mesme, raporton BBC.

Ndërkohë, sipas raportimeve të CBS Neës, Pentagoni pritet të dërgojë trupa nga Divizioni i 82-të Ajror, përfshirë forca tokësore dhe elementë komandues, si pjesë e përgatitjeve të mundshme ushtarake në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit