Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili shpreh vlerësimin ndaj tij për mbështetjen e ofruar lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.
Postimi i Peleshit
Zagreb, Kroaci | Me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Vlerësim për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkëmbimin e përvojës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Rëndësi e veçantë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, bashkëpunimin rajonal e forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe mbrojtjen e sigurisë e të paqes.









